Agjencia Zhurnal.mk

Trupi i pajetë i Klodian Tanushit arrin të mërkurën në Shqipëri

Mesditën e së mërkurës pritet të arrijë në Shqipëri trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të Forcave tona të Armatosura në përbërje të NATO-s në Letoni.

Trupi i pajetë i tij pritet të arrijë me avion ushtarak, ndërsa homazhet për ushtarakun e rënë në krye të detyrës në misionin e NATO-s ns Letoni do të zhvillohen të enjten në hollin e Pallatit të Kongreseve.

Në bazën Adazi ku shërben kontingjenti shqiptar u zhvillua sot edhe ceremonia në nder të major Tanushit në grup-batalionin e NATO-s në këtë bazë, raporton ATSH, transmeton Klan Kosova.

Pos tij, në Letoni pas shpërthimit të një mine humbi jetën edhe ushtarja, Zarife Hasanaj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...