Agjencia Zhurnal.mk

TRUST-i në vitin 2019 mblodhi 300 milionë euro më shumë

Prishtinë, 14 janar – Zhurnal.mk – Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (TRUST) ka mbajtur konferencën vjetore për medie, ku ka pasqyruar punën njëvjeçare të saj.

Në këtë konferencë u tha se gjatë vitit 2019 mjetet nën menaxhimin e kursimeve pensionale njohën rritje të larte, me fondin total që iu ofrua 2 miliardë eurove, që është një rritje vjetore prej 300 milionë euro.

Ruzhdi Morina kryesues i bordit të TRUST-it, ka thënë se ky institucion për vitin 2019 pati një performancë të mirë nga investimet me rreth 160 milionë euro.

“Trusti për vitin 2019 ka arritur një performancë të jashtëzakonshme nga investimet prej 8.09 për qind, me një kthim bruto rreth 160 milionë euro në total duke qenë rritja më e lartë në total që nga themelimi. Në vitin 2015 kthim nga investimi kishim 26 milionë euro, në vitin 2016 64 milionë euro kishim kthim nga investimi në vitin 2017 Kishim 102 milionë euro ndërsa në vitin 2018 kishim një rënie prej 84 milionë euro apo minus 5.3 për qind dhe në vitin 2019 kishim 160 milionë euro apo 8.9 për qind’, ka bërë të ditur ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...