Tryezë e rrumbullakët me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës së shenjave

Shkup, 23 shtator – “Pozita sociale dhe papunësia tek personat e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim, përfaqësimi i gjuhës së shenjave në shtetin tonë dhe procesi i standardizimit të tij”, është tema e tryezës së rrumbullakët që e organizon sot Lidhja kombëtare e të shurdhërve dhe me vështirësi në dëgjim me rastin e 23 shtatorit, Ditës ndërkombëtare të gjuhës së shenjave.

 

Në tryezën e rrumbullakët është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të disa shoqatave të personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim dhe nga Komisioni i gjuhës së shenjave, profesorë, si dhe përfaqësues qeveritarë dhe ndërkombëtarë.

Gjatë mbajtjes së tryezës së rrumbullakët do të respektohen të gjitha protokollet ndaj Kovid-19. 

Related posts

Prokuroria heton furnizimet publike për spitalin e përkohshëm në Tetovë

D V

Filluan punët ndërtimore për zgjerimin e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë

Z H

Nivelet e ujërave të lumenjve nën mesataren e tetorit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More