Ekonomi Maqedoni

Tryezë me temë: “Gjendja, sfidat dhe rekomandimet lidhur me zbatimin e politikave nga fusha e energjetikës”

Zhurnal Ads

Shkup, 3 shtator – Zhurnal.mk – Tryeza e rrumbullakët me temë “Gjendja, sfidat dhe rekomandimet në lidhje me zbatimin e politikave nga fusha e energjetikës”, do të realizohet sot në Shkup, e organizuar nga “Qendra për Promovimin e Praktikave të Qëndrueshme Bujqësore dhe Zhvillimit Rural” (QeProSARD).

Në tryezën e rrumbullakët do të marrin pjesë zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, drejtori i Agjencisë së Energjetikës Nehri Emrulla, kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev dhe kryetari i Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumoski.

Tryeza e rrumbullakët është pjesë e projektit “Mbështetje më e fuqishme qytetare për zbatimin efektiv të politikave nga fusha e energjetikës në procesin e pranimit në BE”. Projekti financohet nga Mbretëria e Suedisë, siguruar përmes Agjencisë suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor (SIDA), në korniza të projektit “Mbështetja nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut”, që zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime projektuese UNOPS (United Nations Office for Project Services)./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

40 kadetët e rinj të Akademisë Ushtarake kanë dhënë betimin

admin

Presidenti Pendarovski mirëpriti në takim ambasadorin shqiptar Fatos Reka

Z H

Zaev: Hapja e kufijve në duart e autoriteteve shëndetësore

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...