Agjencia Zhurnal.mk

T’u përkushtohemi fëmijëve në kohën e pandemisë, shprehen nga Shoqata “Dua Ylberin”

Mevlude Thaçi, njëra ndër themelueset e Shoqatës “Dua Ylberin”, shprehet se duhet ta shfrytëzojmë këtë kohë me familjen gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Sipas saj, prindërit duhet të kenë kujdes në komentimet që mund të bëjnë për detyra të shumta që marrin fëmijët apo lodhjen e tyre, apo edhe për mënyrën se si ata vetë komunikojnë me fëmijët, pasi kjo mund të sjellë tërheqje të fëmijëve dhe situata të papëlqyera familjare.

“Kjo është një periudhë e vështirë që po reflektohet tek të gjithë anëtarët e familjes. Tashmë jemi në një organizim të ri të aktiviteteve familjare dhe këto ndryshime të sforcuara nuk mund të jenë të mirëpritura nga të gjithë. Fëmijët kanë nevojë për shumë aktivitete, përkujdesje, ngrohtësi familjare, shoqëri etj. Përsa i përket përkujdesjes, familja ka më shumë kohë që ta adresojë në mënyrë të drejtë këtë përkujdesje që fëmijëve ju nevojitet”, thotë Thaçi, punëtore sociale.

Ajo shton se mungesa e shoqërisë që fëmijët kanë krijuar në kopsht apo shkollë, po tregon çdo ditë pasojat e saj që shprehen me shqetësim të fëmijës, ndryshim në dëshirën për të ngrënë (më shumë ose më pak), ndryshim në gjumë (më pak ose më gjatë sesa e kanë të nevojshme), tërheqje për të mos komunikuar apo për t’u marrë me aktivitete, agresivitet i shtuar ose shfaqje të ndryshimeve të sjelljes ndaj lojërave dhe familjarëve e shumë të tjera.

“Aktivitetet që fëmijët kryejnë me familjarët e tyre apo të diktuara nga institucionet edukativo-arsimore janë të mirëpritura. Këto aktivitete janë të përshtatshme për zhvillimin e moshës së tyre si nga ana njohëse ashtu edhe nga ana emocionale. Një aktivitet i përzgjedhur me kujdes i bën fëmijët të ndihen që është dikush që interesohet për aktivitetin që kryejnë, që vlen çdo veprim i tyre, forcohet vetëbesimi, kanë ide për të bërë edhe aktivitete të tjera që sërish ta ndjejnë plotësisht kujdesin dhe vlerësimin e aftësive të tyre. Këto aktivitete për sa kohë të jenë të orientuara sipas zhvillimit dhe aftësive të fëmijës i ndihmon fëmijët në çdo aspekt zhvillimor”, pohon tutje Thaçi duke shtuar se duhet të ketë një komunikim më të shpeshtë, seç ka qenë më përpara me fëmijët.

“Është shumë mirë që fëmijët po aktivizohen në mënyrë të organizuar, pasi fëmijët kanë energji dhe dëshirë për të vepruar dhe këtë energji është më mirë ta vënë në funksion të edukimit dhe mësimit”, nënvizon mes tjerash Mevlude Thaçi, njëra nga themelueset e Shoqatës “Dua Ylberin”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...