Tubim qendror i VMRO-DPMNE-së në Shkup

Shkup, 12 tetor – VMRO-DPMNE sonte në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale 2021 po mban tubim qendror në Shkup ku është paralajmëruar fjalim i liderit të partisë, Hristijan Mickoski.

 

Në tubim fjalim do të ketë edhe kandidatja e pavarur për kryetar komune në Shkup, Danella Arsovska e cila në këto zgjedhje mori mbështetje nga partia opozitare dhe koalicioni si dhe nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Para anëtarëve dhe simpatizuesve të partisë janë prezantuar edhe kandidatët për këshilltarë të Qytetit të Shkupit. Bartësi i listës për Qytetin e Shkupit, prof. Trajko Sllaveski ka thënë se Shkupi është i gatshëm për ndryshime.

“Jam i sigurt se do të fitojmë më 17 tetor. Ne shkupjanët meritojmë profesionistë të përkushtuar”, ka thënë Sllaveski.

Sipas tij, këto katër vite nuk ka pasur zhvillim të Shkupit dhe janë shkurtuar kushtet për të.

Related posts

Taravari: Debreshi është pjesë e krenarisë gostivarase

Redaksia

Arifi: Zhvillimi rural, Tetova jonë është më shumë se vetëm qyteti

D V

Mbështetje madhështore për Arben Taravarin në Banjicë të Epërme dhe Banjicë të Poshtme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More