Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Tubimi para Ministrisë së Jashtme, VV denoncon: Boiken Abazi u arrestua me porosi pa nisur protesta

Zhurnal Ads

Lëvizja Vetëvendosje Qendra Shqipëri ka denoncuar arrestimin e aktivistit dhe drejtuesit të Qendrës Boiken Abazi në protestën e thirrur nga PDIU pranë Ministrisë së Jashtme.

Supas VV, ky arrestuij është i porositur pasi u krye para se të fillonte tubimi dhe para se vetë Abazi të shkonte në vendin ku do mbahej.

VV thekson se “shënjestrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek”.

Tubimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, ndërsa nuk munguan përplasjet e policisë me protestuesit. U raportua edhe për dhjetëra të shoqëruar në komisariat.

Deklarata e plotë e VV

Arrestim i porositur e i padrejtë

Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ky arrestim është tipikisht i porositur. Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin.

Tubimi paqësor protestues i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë synon shtrimin e kërkesave në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufive detarë.

Shënjestrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është për miqësinë e bashkëpunimin mes popujve, për të drejta evropiane për minoritetet, por mbi të gjitha për shtete të drejta e jo diskriminuese. Për sa kohë shteti grek vazhdon politika diskriminuese e armiqësore ndaj shqiptarëve, ne do të vazhdojmë ta themi të vërtetën, edhe duke protestuar, e Rama nuk mund të na ndalë me arrestime të shënjestruara.

Bëjmë thirrje të lirohet Boiken Abazi një orë e më parë, e të dënohen urdhërdhënësit për përndjekjen politike e shënjestrimin që po na bëjnë!

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mblidhet KED, në rend dite intervista me Sonila Bejtjan

S.B.

Zjarr i madh në Shkodër/ Shkrumbohet lokali në qendër të qytetit, në flakë e gjithë fasada e ndërtesës

S.B.

Policia jep detaje për arrestimin e 45-vjeçarit në Elbasan: Mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA

S.B.

Rama reagon për karantinën në Shqipëri

S.B.

Shembja e teatrit, Meta me gjuhë ‘kërcënuese’: Gjithçka është mbajtur shënim…askush nuk ka për t’i shpëtuar Drejtësisë

admin

Rindërtimi/ Rama: Me përkushtimin për t’i kthyer sa më parë të gjithë në shtëpitë e tyre

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...