Tuchel i kundërpërgjigjet Contes për Lukakun: Pas ndeshjes me Tottenhamin të gjithë thoshin se është super

Chelsea dhe Thomas Tuchel janë kritikuar nga Antonio Conte se nuk po dinë ta shfrytëzojnë si duhet Romelu Lukakun.

Tekniku italian e pati për dy vite nën urdhrat e tij sulmuesin belg te Interi i cili kishte shkëlqyer.

Megjithatë ndaj reagimit të Contes është kundërpërgjigjur trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

Belgu ka shënuar katër gola me fanellën e Chelseat, por në katër sfidat e fundit për londinezët nuk ka shënuar asnjëherë.

Tekniku gjerman, Thomas Tuchel ka folur për kritikat e Contes, duke thënë se pas ndeshjes me Tottenham të gjithë e lëvdonin belgun.

“Conte nuk bënte kritika pas ndeshjes me Tottenhamin. Nuk ndihem i ofenduar, ai ka të drejtë të komentojë. Ai është në studio, e kam parë”.

“Po flisnin për ndeshjen kundër Tottenhamit dhe po lavdëronin Romelun për lojën dhe golin e shënuar”.

“Nuk ka asnjë problem me Lukakun. Skuadrat e tjera i kanë ngushtuar hapësirat, por po punojmë që ta zgjidhim edhe këtë”, u shpreh tekniku gjerman.

Në kuadër të xhiros së shtatë në Angli, Chelsea do të përballet me Southamptonin në Stamford Bridges.

Londinezët në këtë takim vijnë pas dy humbjeve radhazi, 0-1 nga Manchester City në kampionat dhe 1-0 nga Juventusi në Ligën e Kampionëve. 

Related posts

Milani vazhdon të mendojë për Domenico Berardin

D V

Lewandowski: Nuk kam pse të provoj veten në një ligë tjetër

D V

Media suedeze jep lajmin për të pranishmit në Friends Arena: Ndaj Kosovës pritet të jenë rreth 45 mijë tifozë në stadium

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More