Tuchel shpërthen për skandalin e penalltisë, zbulon edhe fjalët që gjyqtari ia the futbollistëve të Bayernit

nga D V

Bayern Munich është dëmtuar rëndë në një moment në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Arsenalit.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë mori një barazim 2-2 në ndeshjen e parë, por rezultati ka mundur të ishte ndryshe nëse gjyqtari suedez Glenn Nyberg do të akordonte një penallti.

Ishte minuta e 66-të e ndeshjes, kur portieri i Arsenalit, David Raya pasoi te mbrojtësi brazilian Gabriel dhe ky i fundit kapi topin me dorë dhe e rikthen atë përsëri te Raya.

Megjithatë gjyqtari suedez Nyberg nuk akordoi penallti dhe ai nuk u sinjalizua fare nga VAR-i.

Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel ka thënë pas ndeshjes se janë të zemëruar për këtë rast, madje ai zbuloi edhe fjalët që gjyqtari ia tha futbollistëve të tij.

“Gjyqtari u tha lojtarëve tanë se “Është një gabim fëmijëror” dhe se nuk do të japë një kësi penalltie në një ndeshje çerekfinale. Ndihemi të zemëruar, është një vendim i rëndë kundër nesh”, ka thënë Tuchel pas ndeshjes.

Bayern dhe Arsenal do të zhvillojnë një javë më vonë ndeshjen e kthimit në Allianz Arena, ku dy skuadrat kërkojnë kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More