Tuchel tregon se pse Chelsea nuk e transferojë mbrojtësin Kounde

Jules Kounde ka qenë dëshira e madhe e Chelseat për repartin e mbrojtjes.

 

Por përkundër disa ofertave të nisura në drejtim të Sevillës, skuadra londineze nuk arriti ta transferojë mbrojtësin francez.

Oferta më e lartë e Chelseat në drejtim të klubit spanjoll kapi shifrën e 70 milionë eurove, por Sevilla kërkoi 80 milionë për ta lënë të lirë.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur pas fitores 3-0 ndaj Aston Villës për dështimin e transferimit të Koundes në Stmaford Bridges.

“Marina Granovskaia ishte përgjegjëse për transferimin e tij. Ne ishim në kontakt me të dhe Petr Cech. Ne të tre e dinim gjithë situatën që transferimi mund të ndodhte, por edhe mund të dështonte”, tha Tuchel.

“Unë ju thash të gjithëve se do të isha i lumtur nëse do ta sillnim atë lojtarë, por edhe nëse nuk arrihet do të gjejë zgjidhje brenda ekipit aktual”.

“Është e qartë se ne u përpoqëm shumë për Kounden, por ishte shumë, shumë vonë në këtë afat kalimtar”, deklaroi trajneri gjerman.

Chelsea e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Ligën Premier ku në katër ndeshjet e para ka grumbulluar 10 pikë. 

Related posts

Tifozi i ‘çmendur’ i Argjentinës bën tatuazh të gjithë emrat e lojtarëve që ishin pjesën në triumfin e Copa America

D V

Risi në Serie A: Lojtarëve u ndalohet të veshin fanella të gjelbërta

Z H

Televizioni shtetëror serb e ndali transmetimin kur Nora Gjakova luftoi për medalje të artë – shpjegimi është i çuditshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com