Agjencia Zhurnal.mk

Tuchel zbulon të ardhmen e Cavanit

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, e ka pranuar se mund të ketë largime nga skuadra këtë muaj, por ai shpreson se Edinson Cavani do të qëndrojë.

Edinson Cavani mungoi në fitoren me rezultat 4:1 kundër Monacos shkaku i një lëndimi, përderisa 32-vjeçari ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje në Ligue 1 këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Mungesa e tij nuk u vërejt pasi që Kylian Mbappe shënoi dy herë, ndërsa edhe Neymari dhe Pablo Sarabia kontribuuan me nga një gol në Stade Louis II.

Pasi që sulmi i preferuar i trajnerit Tuchel përbëhet nga Neymari, Mbappe, Mauro Icardi dhe Angel di Maria – Cavani, i cili është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, thuhet se do të largohet nga Parisi këtë muaj.

Megjithatë, Tuchel insiston se ai dëshiron që Cavani të mos largohet nda skuadra, edhe pse thotë se vendimin përfundimtar do ta marrë vetë lojtari.

“A mund të ketë largime dhe ardhje në skuadër? Është e mundur në futboll, nuk nuk të them që jo”, ka thënë Tuchel.

“Cavani? Ne duhet ta pyesim Edin për këtë. Ai është i lënduar. Ai ndjeu diçka në stërvitje dhe s’mund të vinte këtu”.

“A dua unë që ai të qëndrojë? Do të ishtë më mirë për ne, për t’i arritur qëllimet tona”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...