Agjencia Zhurnal.mk

Tufegxhiq: Nuk e kuptoj sjelljen e VMRO-së, shpresoj Xhaferi të ndryshoj mendje dhe të thirë seancë

Shkup, 23 prill – Zhurnal.mk – Ka filluar procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës në Kuvend, informon Zhurnal.

Kjo iniciativë po mbështetet nga të gjithë përpos nga VMRO-DPMNE, ndërsa BDI ende nuk është sqaruar nëse e mbështetë apo jo.

Deputetja Ivana Tufegxhiq shprehet se në kodin zgjedhor është i qartë mandati i deputetëve dhe në këto momente pandemie duhet të gjitha institucionet të funksionojnë.

“Në kodin zgjedhor është i qartë mandati i deputetëve. Për momentin Qeveria e ka fuqinë ligjvënëse, por Parlamenti e ka rolin e saj në mbikqyrjen e Qeverisë. Nga këtu, është shumë me rëndësi të gjitha institucionet të funksionojnë dhe të vendosim praktikë në të ardhmen. Shpresoj Xhaferi ta ndryshojë qëndrimin e tij”, deklaroi Tufegxhiq për “Utrinski Brifing”.

Tufegxhiq dërgoi kritika për opozitën e cila është kundër seancës, edhe pse kjo është e mundur në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Deri tani 30 deputetë kanë nënshkruar këtë iniciativë. Ajo që për mua është frapante është sjellja e opozitës, sepse unë askund në botë nuk kam dëgjuar që opozita të jetë kundër thirrjes së seancës ku do të kontrollohej puna e Qeverisë. Kushtetuta parasheh mandati të vazhdojë nëse ka gjendje të jashtëzakonshme. Ne ende kemi status si të punësuar në Kuvend, dhe nuk e kam të qartë qëndrimin e VMRO-DPMNE-së”, thotë Tufegxhiq./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...