Tuining-projekt për përmirësimin e revizionit të jashtëm dhe kontrollit parlamentar

Shkup, 8 korrik – Tuining-projekti i financuar nga Bashkimi Evropian (IPA programi 2018) “Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe kontrollit Parlamentar” do të promovohet sot, onlajn në Zyrën evropiane në Shkup.

 

Projektin e zbaton Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me tuining partnerët e vendeve-anëtare të BE-së, Enti Shtetëror i Republikës së Kroacisë dhe Enti Nacional për Revizion i Republikës së Bullgarisë. Përveç kësaj, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, potencohet në paralajmërimin për ngjarjen, është gjithashtu partner i rëndësishëm në zbatimin e projektit.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të përmirësohet efikasiteti dhe ndikimi i revizionit të jashtëm në vend dhe të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet Entit Shtetëror për Revizion dhe Parlamentit.

Projekti përfshin harmonizim të mëtutjeshëm të kornizës ligjore dhe zhvillim të mjeteve metodologjike, si dhe përforcim i kapaciteteve të ESHR-së për kryerje efikase të revizionit të jashtëm në vend. Përveç kësaj, projekti ka për qëllim ta përmirësojë kontrollin parlamentar mbi mjetet publike dhe ta përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet ESHR-së dhe Parlamentit.

Gjatë aktiviteteve projektuese, do të organizohen trajnime për më shumë se 90-të pjesëmarrës, dhe do të zbatohen një numër i madh i tryezave të rrumbullakëta dhe punëtorive. Në punën e bashkuar me ekspertët e vendeve-anëtare, revizorët e ESHR-së do të zbatojnë 15 pilot revizione në shtatë fusha të revizionit, ndërsa 45 revizorë të ESHR-së do ta kryejnë praktikë në vendet-anëtare të BE-së dhe do të organizohen 6 udhëtime studentore në institucionet e partneritetit në vendet e BE-së. Në projekt do të përfshihen më shumë se 40 ekspertë afatshkurtër nga Republika e Kroacisë, Republika e Bullgarisë, Republika e Estonisë dhe Republika Federale e Gjermanisë.

Projekti filloi më 1 shkurt të vitit 2021, korniza kohore për zbatimin e tij është 21 muaj, ndërsa buxheti i projektit është 1,5 milion euro.

Related posts

Këshilli gjykues konstatoi ndalesë të funksionit gjykatës për Vlladimir Tufegxhikun

Redaksia

Shilegov: Rikonstruimi i rrugëve nuk ka lidhje me fushatën zgjedhore

N E

Seanca të tre komisioneve kuvendore

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More