Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Tullumbace, alkool e tufa lulesh – publikohen pamje nga festa e 30-vjetorit të ditëlindjes së Rita Orës

Zhurnal Ads

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka festuar dje (e enjte) ditëlindjen e saj të 30-të.

Me rastin e këtij jubileu, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Familja e këngëtares kishin realizuar një festë ekstra në shtëpinë e këngëtares në Londër, duke festuar edhe me pijen e saj më të re “Prospero Tequila”, e cila këtë javë filloi shitjen në Mbretërinë e Bashkuar.

Ka qenë mamaja e këngëtares, Vera Sahatçiu – Ora, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa imazhe nga festa e familjarëve të ngushtë, e realizuar në shtëpinë e Ritës.

Duke qenë se Mbretëria e Bashkuar po përjeton mbylljen e dytë totale në periudhë katër javore shkaku i pandemisë, familja e kishin të pamundur të festonin ditëlindjen e Ritës jashtë ambienteve të shtëpisë.

Nga imazhet shihet se tullumbacet e shumta, pijet alkoolike e tufat me lule nuk kanë munguar për artisten shqiptare me renome botërore.

Rita ka qenë shumë e suksesshme gjatë dekadës së saj të tretë, kur edhe debutoi në skenën e muzikës në moshën 21 vjeçare, teksa duket se është gati për suksese të tjera që e presin si muzikante por edhe biznesmene në dhjetëvjetorin e dekadës së saj të katërt.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Fustani i Jill Biden dedikim i veçantë për Jackie Kennedy e Hillary Clinton

Z H

Katy Perry dhe Orlando Bloom krijojnë këngë dhe inkurajojnë fansat, përkundër se aktori nuk mund të votojë

admin

Rihanna shkakton irritim te komuniteti mysliman – përdori vargjet e shenjta islamike të hadithit në sfilatën e të brendshmëve

admin

Rita Ora me motrën dhe vëllain në Rugovë

S.B.

Leonardo DiCaprio mendon se Camila Morrone është vajza e ëndrrave të tij

S.B.

Vjen “E rrezikshme” nga artisti Sefë Duraj

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...