Tuna do të mbajë koncert live me rastin e 30-vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu – Tuna, ka realizuar një koncert të veçantë, pas një kohe mjaft të gjatë mungese në skenën e muzikës.

Ky koncert është realizuar ‘live’ me orkestër në Muzeun “Suli Han” në Shkup.

Ajo përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka paralajmëruar se koncerti në fjalë do të transmetohet më 19 shtator në llogaritë zyrtare në rrjetet sociale.

Këngëtarja shkupjane ka bërë të ditur se koncerti në fjalë është mundësuar nga Qeveria e shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Foto: Tuna/InstaStory

“Drejtpërdrejt nga Suli Hani! Ndiqni koncertin online në Facebook dhe kanalin YouTube të ‘Avalon Produkcija’ më 19 shtator me fillim në ora 21:00! Eventi është pjesë e projektit “30 vjet bukuri kulturore” në kuadër të jubileut 30 vjet pavarësi, mbështetur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Tuna në InstaStory.

Ky koncert shënon rikthimin e saj pas një mungese relativisht të gjatë në muzikë, shkaku i bërjes nënë për herë të dytë.

Related posts

Lola Haradinaj tregon trupin peshk në fustanin e zi me shkëlqim

D V

Fansat çuditen me fustanin e gjumit të Kim Kardashian

D V

Kylie Jenner nuk i ndal paraqitjet në publik pasi njoftoi se është shtatzënë për herë të dytë, merr pjesë në eventin e “Revolve”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More