Agjencia Zhurnal.mk

Tundja e vajit në gojë këndell organizmin: Nxirrni jashtë toksinat, përmirësoni metabolizmin, tendosni fytyrën!

Ashtu siç e aplikojmë nga jashtë masazhin me vaj, po ashtu terapinë e brendshme me vaj e aplikojmë me përzierjen e vajit në gojë

Në mëngjes në lukth të zbrazët merrni në gojë një lugë supe vaj të parafinuar (jo të zakonshëm!) të lulediellit apo vaj susami (mundeni ta blini në shitore të ushqimit të shëndetshëm dhe në supermarkete në sektorin e ushqimit të shëndetshëm) dhe fuqishëm tundeni rreth pesëmbëdhjetë minuta – le të depërtojë deri te të gjitha skajet e gavrës së gojës.

Në gojë do të krijohet masë e dendur e bardhë të cilën pas përzierjes e nxirrni jashtë duke e pështyrë dhe e shpëlani mirë gojën, transmeton Telegrafi.

Vaji ka ndryshuar ngjyrën dhe dendësinë për shkak të toksinës së shtresuar në gjuhë gjatë natës, por më së shumti për shkak të toksinës të cilën e tërheq nëpërmjet poreve në gjuhë nga trupi, posaçërisht nga sistemi i tretjes.

Me përzierjen e përditshme të vajit, trupi rregullisht lirohet nga toksina, prandaj që pas një jave do të vëreni që teni ju është pastruar, ndërkaq pas një kohe edhe mungesën e rrudhave si edhe përmirësimin e tërësishëm të shëndetit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...