Tuneli i Llogorasë, monitorim 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë

nga D V

Policia e Shtetit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar po koordinojnë të gjitha masat në zbatimin e legjislacionit rrugor në hyrje dhe dalje të tunelit të Llogorasë.

Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli, inspektuan në tunelin e Llogorasë, për masat e marra me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

“Tuneli monitorohet 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë, si dhe nëpërmjet grupit TNT, me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe menaxhimin e trafikut”, tha Qato.
Drejtori i Policisë Rrugore i bëri apel qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në tunel, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kreu i ARRSH-së, Gjyli tha se “kemi marrë angazhim të plotë dhe jemi në koordinim të vazhdueshëm me Policinë Rrugore, për të ndërhyrë në raste nevoje që mund të shfaqen gjatë operimit”.

Tuneli i Llogorasë në Vlorë, me gjatësi 5.9 km, është vepra më e rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, që shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More