Turbulenca e një dashurie që la histori

“Është e ditur botërisht se një burrë beqar dhe i pasur është patjetër në kërkim të një gruaje” – kështu fillon libri “Pride and Prejudice”, i autores Jane Austen që ka magjepsur lexuesit në të gjithë botën për 200 vjet me radhë.

 

Vepra e njohur e saj, të cilën ajo vetë e ka cilësuar si “fëmijën e saj të dashur”, u publikua dy shekuj më parë, më 28 janar 1813.

“Pride and Prejudice”, u shkrua nga një vajzë e re, pa ndonjë edukim cilësor dhe për vetëm 10 muaj, kur ishte vetëm 21 vjeçe.

Askush nuk e mendonte, 200 vjet më parë, se e gjithë bota do ta mbante mend historinë e Elizabeth Benet, apo edhe emrin e autores.

Mark Twain dhe Charlotte Brontë e urrenin, ndërsa Rudyard Kipling e adhuronte këtë libër.

Gjithashtu edhe Virginia Woolf e vlerësonte si më të madhen e novelisteve femra.

Jane Austen u rrit në një familje të madhe, ndau dhomën me të motrën, nuk udhëtoi kurrë jashtë, u bë e pasur dhe pastaj u bë e varfër dhe vdiq në moshën 41-vjeçare.

E, ndërkohë ajo shkroi këtë vepër që kundërshton një nga besimet më të forta, se emocionet janë absolutisht të vlefshme.

Në historinë e Elizabeth dhe mënyrën e ndryshimit të saj, Austen na tregon diçka tjetër.

Emocionet janë të gabuara, shpesh paragjykuese, sado të vërteta të duken për një periudhë të caktuar.

Në këtë libër, Austen na jep gjithçka që duam, heroinën e adhuruar dhe një hero që nuk është vetëm i pashëm, por edhe i pasur si edhe pak arrogant dhe i padurueshëm, çka e bën edhe më tërheqëse për femrat.

Darsi dhe Elizabeth janë shndërruar në mite dhe vazhdojnë të kenë të njëjtin efekt edhe sot.

Më poshtë CBC ju rendit arsyet se pse kjo vepër mbeti si histori dhe kaq gjatë në mendjet e lexuesve për 200 vite me radhë.

Mishërimi i “fundit të lumtur”

Kjo vepër vendosi idenë e fundit të lumtur në romanca.

Në këtë libër të kundërtat shtyhen dhe më pas tërhiqen sepse zoti Darsi është arrogant, ndërsa Elizabeth është e shkathët dhe plot jetë.

Ai është i pasur ndërsa ajo është e varfër, ai është i dashuruar por ajo nuk e duron dot.

Për t’i fituar zemrën, Darsi detyrohet të bëhet më i butë dhe i sjellshëm, por në të njëjtën kohë edhe Elizabeth ndryshon qëndrim nga veprimet e tij.

Vepër me shumë diversitet të veprimeve

Kjo vepër nuk është thjesht një romancë me fund të lumtur, sepse këtu ngërthehen edhe gënjeshtra dhe shumë veprime të adoleshentëve.

 Dy shekuj më parë, njerëzit e pasur nuk punonin

Të gjithë personazhet e pasur kanë një të përbashkët sepse e shmangin punën. Ata vizitojnë femrat, marrin pjesë në ballo dhe dalin për gjueti.

Related posts

Indira Hoxha: Gruaja ilire, roli dhe ndikimi i saj në kohën ilire

D V

Filloi eidcioni i 60-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë

D V

Ngjarjet në Kosovë dhe kufiri me Serbinë në vitin 1879

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com