Turistë francezë me makina të viteve ’60 në Voskopojë

nga Redaksia

Fshati turistik i Voskopojës këtë fundjavë mikpriti qindra turistë francezë me makina “Citroen” të viteve 1960.

Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, teksa ndau në rrjete sociale foto të turistëve francezë, të cilët me makinat “Citroën” të viteve ‘60 vizituan fshatin dhe u shprehën të mrekulluar nga gjithçka gjetën aty.

Voskopoja është një nga vendet më të preferuara dhe të veçanta në Shqipëri. Në të gjitha stinët e vitit, fshati turistik vijon të mbetet një nga pikat më interesante për vizitorët vendas dhe të huaj.

Çdo fundjavë turistë të shumtë ndalen në Voskopojë për t’u relaksuar, mbi të gjitha me ajrin e pastër dhe gatimet tradicionale të zonës.

Përveç bukurive natyrore, Voskopoja është e pasur dhe me shumë monumente kulture, siç janë kishat e manastiret, të cilat ngjallin interesin e vizitorëve.

Mirëmëngjes ☀️Nga fshati turistik i Voskopojës që këtë fundjavë ishte vendi i pritjes për qindra turistë francezë, të…

Posted by Sotiraq Filo on Sunday 12 May 2024

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More