Agjencia Zhurnal.mk

Turistët braktisin Sarandën

Saranda është një ndër qytetet që janë prekur më shumë nga anulimi i rezervimeve të turistëve të huaj për shkak të situatës politike. përfaqësuesi i turoperatorëve në Sarandë deklaron se janë anuluar rreth 15 % e rezervimeve kryesisht nga polakët. Situata politike e tensionuar në muajit e fundit, duket se i ka frikësuar turistët e huaj që kanë zgjedhur Sarandën për pushimet e kësaj vere. kryetari i operatorëve turistik në Sarandë Arben Çipa deklaron se rreth 15% e rezervimeve nga turistët e huaj janë anuluar për shkak të protestave.

”Nga hotelet dhe apartamentet të cilat merren me këtë punë shohim fshirje nëpërmjet sistemit booking”. Turistët me shtetësi polake janë ata që kanë bërë më shumë anulime. Ndikimet kryesore në këtë situatë duket se jane raportimet e mediave të huaja. ”Tregu italian është i qëndrueshëm është një periudhë e caktuar, një periudhë që e kanë vendosur për të shkuar me pushime”. Përtej kësaj panorame kriza politike nuk ka dhën efekte në ankorimin e jahteve në port të cilët kanë pësuar një rritje të ndjeshme javët e fundit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...