Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Turizmi prioritet kombëtar”/ Basha nga Durrësi: Do të ketë një rritje të kontributit në GDP nga 8 në 10 për qind

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, nga Durrësi, ku mbajti fjalën përpara biznesmenëve dhe qytetarëve, deklaroi se turizmi është priorit kombëtar.

Basha thekson se nën qeverinë e tij, do të ketë rritje të kontributit në GDP nga 8 në 10 për qind. Po ashtu, Basha tha se PD kur të vijë në qeveri, synon që të rrisë numrin e turistëve me 15 përqind.

PJESË NGA KOMUNIKIMI I KRYETARIT BASHA ME BIZNESIN E TURIZMIT NË DURRËS

Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua sot në Durrës me përfaqësuesit kryesor të biznesit të turizmit në këtë rajon për të shpjeguar Programin Shqipëria Fiton për Turizmin.

Kreu i opozitës u shpjegoi bizneseve efektet që do të ketë ky angazhim i qeverisë së tij pas 25 prillit për të gjithë turizmin në vend.

Lulzim Basha: Për fat të keq, sot është dita e parë e masave të reja shtrënguese që fillojnë me kufizimin e orarit dhe një nga shqetësimet kryesore, padiskutim është fati i turizmit dhe i gjithë industrisë dhe i degëve të lidhura me të gjatë muajve që vijnë. Megjithatë, sot jam në mesin tuaj për të diskutuar jo thjeshtë për problemet e shkaktuara dhe të thelluara nga pandemia dhe mbartjen e këtyre problemeve gjatë sezonit të ardhshëm turistik, por mbi të gjitha të flasim për një zgjidhje afatmesme dhe afatgjatë për shumë prej këtyre problemeve të akumuluara që janë pjesë e planit që ne shpalosëm dhe bëmë publik dje. Siç e keni ndjekur, një pjesë e madhe të propozimeve tuaja gjatë dialogut që kemi pasur gjatë një viti e gjysmë, pothuajse dy vite, janë reflektuar në këtë plan.

Padiskutim që turizmi ka marrë një rol kryesor në programin tonë, për arsyen e thjesht dhe të qartë, sepse përbën një prioritet kombëtar sa i përket objektivit tonë të rritjes ekonomike dhe të shumëfishimit të mundësive për të punësuar njerëzit dhe për të siguruar punonjësit me paga dinjitoze. Merita kryesore këtu është e juaja, është e operatorëve turistik që pavarësisht prej situatës së vështirë, mungesës së mbështetjes dhe në shumë raste të politikave të gabuara dhe zbatimit akoma më të gabuar të këtyre politikave, ja keni dalë që në një kohë relativisht të shkurtër ta vendosni Shqipërinë në hartën e turizmit.

Por kjo nuk mjafton. Të gjithë e dimë që sfidat me të cilat ju përballeni, asnjë vend tjetër nuk i përballon pa rreshtuar ndihmën e qeverisë dhe ndihmën e shtetit në krah të operatorëve turistik, në krah të punëdhënësve të cilat janë përgjegjës drejtpërsëdrejti përmes restoranteve, hotelerisë, resorteve por dhe përmes zinxhirit të ekonomisë që tërheqin, i cili shkon thellë degë të tjera të ekonomisë, që nga transporti, transporti ajror dhe detar, transporti i brendshëm tokësor, bujqësia, agro-përpunimi e gjithë industria e shërbimeve në tërësi. Ndaj sot jam këtu me dy nga anëtarët e ekipit që kam punuar bashkë me dhjetëra ekspertë të tjerë, në bashkëpunim dhe me shoqatat e operatorëve turistikë për të bashkëbiseduar për programin tonë, për Turizmin dhe për të hedhur së bashku disa piketa mbi të cilat nis një orë e më parë zbatimi I këtij programi, natyrisht bëhet fjalë pas 25 Prillit.

Dy çështje përpara se ta nis këtë bashkëbisedim në mënyrë të thelluar, jemi kujdesur që gjithçka i vendosur në këtë plan të jetë një angazhim i zbatueshëm. Dëshira jonë tejkalon disa prej objektivave që kemi vendosur aty por do të ishte e padrejtë dhe e pandershme dhe një dejavu e 8 viteve të kaluara që të vinim me premtime bombastike dhe pastaj të rrinim duarkryq dhe ju të mbeteni në vend numëro siç keni mbetur këto 8 vite. Është më mirë të jemi realist, të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin dhe ato angazhime që merren të kryen. Po-ja të jetë po, angazhimi të përmbushet dhe padiskutim rritja ekonomike, zhvillimi ekonomik në çdo sektor dhe në veçanti në sektorin e Turizmit hap pastaj të gjitha mundësitë që të kalojmë edhe  përtej këtyre objektivave.

Në rrafshin e objektivave të drejtpërdrejta  që kanë të bëjnë me turizmin, synimi kryesor është  që brenda 4 viteve  industria të ketë  një rritje nga 8 në 10% dhe këtu padiskutim përjashtojmë pjesën e udhëtimit, që është pothuajse edhe njëherë kaq. Flasim vetëm për  turizmin dhe jo  për udhëtimin, se  bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin  e  të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë synojmë  një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Këto janë objektivat. Instrumente sesi duhet bërë kjo.

Postime të ngjashme

Përhapja e zjarreve/ Rama nxjerr videon: Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

D V

Shqipëria kërkoi ndihmë, Holanda dërgon dy helikopterë dhe 47 ushtarë

D V

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nëse është e nevojshme do të përdorim forcën për evakuimin e banorëve

D V

Shqipëri, ​99 raste të reja me COVID-19

D V

Vlorë, banesa përfshihet nga flakët

D V

Zjarret, BE dërgon 2 helikopterë drejt Shqipërisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...