Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Turma para bankave, deri nesër afat të hapen llogari bankare

Shkup, 25 dhjetor – Turma të qytetarëve po presin të përdistojnë të dhënat e tyre për të mundur t’i tërheqin ndihmat financiare, ndërsa disa të tjerë për të hapur llogari të veçanta bankare që të mund t’i përfitojnë 6 mijë denarët nga shteti.

Kur ka mbetur vetëm edhe një ditë afat që qytetarët të mund t’i kryejnë këto procedura, TVM2 ishte në terren për të vëzhguar situatën që po mbretëron në të gjitha qytetet edhe përkundër masave në fuqi për ndalim grumbullimi si pasojë e krizës Covid-19.

Nga Qeveria theksojnë se paratë që janë të dedikuara si ndihmë do të përfundojnë tek qytetarët edhe përkundër asaj se një pjesë e tyre kanë llogari të bllokuara nga përmbaruesit.

Nga Qeveria më tej shtojnë se një gjë e tillë është shkruar në ligj që qytetarët me llogari të bllokuara patjetër do të duhet të marrin ndihmën.

“Qytetarët me llogari të bllokuara do të marrin mbështetje financiare prej 6 mijë denarë. Qytetarët që janë më llogari të bllokuara, në përputhje me ligjin, rishpërndahen në një bankë që ka mundësi teknike që të paguajë mjetet në një llogari të veçantë.”,- thanë nga Qeveria.

Por, pavarësisht këtij njoftimi nga Qeveria, nga 13 banka gjithsej që figurojnë në listën që qytetarët janë klientë, një pjesë e tyre kanë vendosur që qytetarëve me xhirollogari të bllokuara fare të mos iu japin mundësi të hapin llogari të veçanta për ta pranuar ndihmën, por të njëjtat para t’i kthejnë në buxhetin e shtetit. Nga masat e Qeverisë do të përfitojnë 283 mijë qytetarë që do të marrin nga 6000 denarë, ndërsa në total janë ndarë 24.6 milionë euro.

Në këtë ndihmë përfshihen qytetarët me të hyra të vogla, qytetarët me pensione të ulëta, përdoruesit e ndihmës sociale, të rinjtë e moshës prej 16-29 vjet, artistët dhe personat e tjerë të përfshirë në veprimtarinë e kulturës, punonjësit e filmit dhe artistët e estradës.

Edhe pse këto mjete ishin të dedikuara të shfrytëzohen për të blerë vetëm produkte vendore, Qeveria në momentet  e fundit vendosi që për shkak të afatit kohor të njëjtat të mund të nxirren edhe në kesh.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...