Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Turp e shfajësim në Australi për vrasjen e afganëve të pafajshëm

Pjesëtarët e ushtrisë australiane që kanë dëshmuar për dyshimet për krime lufte të kryera nga forcat speciale në Afganistan kanë thënë se ndihen të shfajësuar pasi nisjes së zbardhjes së dëshmive dhe mundësisë së nisjes së hetimeve, në kohën kur në vend kanë shpërthyer reagime me zemërim dhe turp.

Të dhënat e publikuara të enjten kanë treguar se ish-pjesëtarë dhe ushtarë të forcave speciale australiane kishin vrarë 39 pengje dhe afganë të pafajshëm me urdhër të komandantëve të patrullave, me qëllim që të ushtarët e rinj të mësoheshin “me gjakderdhjen” në betejë.

Raporti ka rekomanduar se 19 pjesëtarë aktualë dhe të dikurshëm mund të jenë subjekt hetimi nëse ka dëshmi të mjaftueshme për t’i zbardhur krejt rastet. Raporti ka nxitur reagime të ashpra në vendin që vazhdimisht krenohet me sjelljen dhe dinjitetin e ushtrisë së vet, transmeton KOHA shkrimin e Reuters.

David McBride, ish-avokat ushtrie që po përballet me akuza se ka nxjerrë në publik informacionet për veprimet e forcave speciale në Afganistan, ka thënë se ndihet i lehtësuar pas publikimit të raportit për shkak se për vite me radhë ishte trajtuar “si tradhtar” prej atyre që i kishin kryer krimet e dyshuara, ka deklaruar avokati i tij Mark Davis, duke përdorur një fjalë australiane për ushtarët.

“Nëse janë me vend akuzat që më parë ishin ngritur, ai do të ndihet i shfajësuar pavarësisht se me çfarë ndëshkimi mund të përballet”, ka deklaruar ai nëpërmjet telefonit. “Reputacioni i tij nuk do të preket dhe as ndjenja e tij për të ndershëm”.

McBride ka konfirmuar se i ka dhënë dokumente të klasifikuara “Australian Broadcasting Corp”, duke nxitur akuza kundër tij dhe një hetim të emetuesit publik, që pastaj rezultoi me bastisjes në selitë e televizionit në Sidney vjet.

Policia ka hequr dorë prej hetimit të ABC-së muajin e kaluar, duke cituar mungesën e interesit publik për ta vazhduar rastin, por McBride ende përballet me mundësinë e dënimit të gjatë me burgim pasi vitin e ardhshëm të fillojë procesi gjyqësor.

Dustry Miller, mjek në forcat speciale që ka dëshmuar për raportin hetues, ka deklaruar për ABC-në se ishte “shfajësim i madh për mua të dëgjoje komandantin e mbrojtjes së vendit të konfirmonte publikisht dyshimet e ngritura më parë”.

Raporti është përshkruar nga liderët australianë si një prej kapitujve më të errët të historisë së ushtrisë australiane, vetëm nëntë muaj pasi populli australian nderoi të rënët në luftëra në Ditën e Kujtimit, duke vendosur nga një lulëkuqe në gjoks, në shenjë respekti për sakrificat e tyre.

Deputetët më të njohur të vendit kanë shprehur shqetësim, duke mos e mohuar mundësinë e ndjekjes ligjore të të dyshuarve, por njëherësh kanë shprehur solidarizim me forcat speciale të vendit.

“Më ka rraskapitur fizikisht dhe ishte stresuese ta lexoje”, ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Linda Reynolds.

“E di padyshim se kjo nuk paraqet shërbimin tim dhe padyshim se nuk paraqet shumicën e burrave dhe grave që i kanë shërbyer dhe vazhdojnë t’i shërbejnë vendit tonë me dinjitet të madh”.

Qytetarët afganë në Kabul kanë mirëpritur prospektin e nxjerrjes së vrasësve të bashkatdhetarëve të pafajshëm para drejtësisë. Por, ata vazhdojnë të jenë të ndarë se ku duhet të gjykohen. Kambera zyrtare nuk ka dhënë shenja se mund ta dërgojnë rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për t’i gjykuar australianët për krime lufte.

“Ata kanë kryer një krime kaq të mëdha dhe duhet të dorëzohen që të përballen me drejtësinë dhe të dënohen meritueshëm me ligjin e Afganistanit”, ka thënë Abdul Muthala, banor i Kabulit.

Ushtarët e rinj australianë kanë dëshmuar në raport se si ishin urdhëruar nga komandantët e patrullave që të vrisnin civilë dhe bujq, por edhe pengje pasi kapeshin, vetëm që të mësoheshin me vrasje para se të përballeshin me armiqtë në beteja.

Postime të ngjashme

Nuk është Covid-i dhe as një asteroid, ekspertja ngre shqetësimin: Njerëzimi po kërcënohet nga…!

T E

Partnerët e SHBA kanë frikë nga ngecja me mbetjet e IS-it në Siri

S.B.

Izrael: Gjysma e popullatës ka marrë së paku dozën e parë të vaksinës

S.B.

Blair: Bashkëpunimi rreth Covid-19 mund të ketë “shkurtuar” krizën

S.B.

Kurz kërkon nga BE-ja “pasaportë të gjelbër” për të vaksinuarit ndaj Covid

S.B.

Michel: Një BE më e fortë do të thotë një NATO më e fortë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...