Kosovë Maqedoni Shqipëri TOP LAJM TOP LAJM - KS

“Turpin” e Bekteshit ndaj kompanisë shqiptare “ANET”, e komentojnë analistë, profesor, mjekë, Anëtarë të partive politike shqiptare, për vlerën e miratuar “549€” për luftën kundër Covid19!

Zhurnal Ads

Shkup, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Nuk ka ditë që në media nuk shfaqet ministri që drejton dikasterin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi duke u ‘lavdëruar’ shpesh edhe për punët e të tjerëve por edhe të Qeverisë duke bërë thirrje dhe apele të ndryshme se si ministria që drejton ai po ndihmon me të madhe afaristët në vend përmes mënyrave të ndryshme në këtë kohë pandemie. Mirëpo duket se ato që deklaron Bekteshi janë vetëm fjalë dhe asgjë më shumë kurse në vepër punët e tij janë zero. Një rast i talljes me afaristët shqiptarë ka ndodhur pikërisht sot e më saktë me Bexhet Musliun i cili kishte aplikuar me një projekt serioz për të ndihmuar në sferën e Covid 19 derisa ministri Bekteshi projektin e njejtë e kishte ‘përkrahur’ me vetëm 549 euro, ndihmë kjo që si duket ai po e proklamon me të madhe në media thuajse secilën ditë. E gjithë kjo duke mos pasur një vision ndryshe edhe pse drejton këtë dikaster për më shumë se tre vite. Për këtë sot kanë komentuar shumë analistë, profesor, mjekë, anëtarë në partitë politike të ndryshme në vend, dhe personalitete të shquara në vend të cilët përkrahin idenë e asaj se veprat e ministrit Bekteshi janë vetëm fjalë dhe tallje pikërisht për afarizmin shqiptarë, e si duket krahas afaristit Musliu fatin e ngjajshëm mund të kenë pasur edhe shumë të tjerë të cilët kanë aplikuar me projekte për grante në Ministrinë e ekonomisë.

Analisti Qenan Aliu në një prononcim për për Zhurnal thekson se Botërisht duket se kapacitetet e tij për të menaxhuar me këtë digaster janë nën çdo nivel madje janë detronizuese për menaxhim në kohë krizash globale.

“Pa ndonjë tendencë dhe pa ndonjë animozitet për tu ndjerë i ofenduar ministri i ekonomisë,por thjesht për ta dekonspiruar se ky djalosh nuk ka lidhje me ekonominë, zhvillimin e një shteti apo shoqërie. Botërisht duket se kapacitetet e tij për të menaxhuar me këtë digaster janë nën çdo nivel madje janë detronizuese për menaxhim në kohë krizash globale. Dhe sot kur kam lexuar shumën qesharake kundrejt kompanisë së mirënjohur dhe të etabluar të z. Musliu, madje edhe mbështetjeve tjera për kompanitë të menaxhuar nga shqiptarë,përveç asaj që është skajshmërisht komike, unë ndaj mendimin se ministri ndaj kësaj kompanie ka shpërfaqur tendencë me energji negative madje diskriminuese që në një farë mënyre nënkupton edhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thotë kështu në prononcimin e tij Aliu.

Sipas tij, ministri Bekteshi meret me propaganda dhe asgjë konkrete dhe se prononcimet i kalojnë gjithmonë në ekstazë.

“Pra ministri Bekteshi më shumë meret me pijar propagandë se veprime konkrete dhe ashiqare duket se më së shumti kujdeset t’i përshtatet në çdo prononcim ekstatzës së liderit të partisë së tij. Dhe kjo sjellje poltrone ia mundëson mbajtjen e kolltukut gjatë kohë. Ministri Beksteshi dhe Ekonomia e një vendi janë larg njëra tjetrës”, thekson kështu në një prononcim për Zhurnal.mk analisti Aliu.

Në anën tjetër nga departamenti për informim në ASH, Shefik Duraku për Zhurnal thotë se rasti në fjalë është një nga rastet më konkrete për të përshkruar ‘përkushtimin’ e BDI-së dhe ministrit Bekteshi për të ndihmuar afaristët shqiptarë.

“Rasti i afaristit Bexhet Musliu është rasti më origjinal për të përshkruar ,,përkushtimin” e BDI dhe ministrit Bekteshi për të ndihmuar afaristët shqiptarë në këtë kohë krize. Shuma qesharake e aprovuar për një projekt mjaft atraktiv dhe të nevojshëm flet shumë për mënyrën e punës së tyre. Është shumë e ulët kur përdorë pozitën shtetrore për të ,,larë hesape” personale me dikë e kjo është tragjike nëse bëhet fjalë për një gazetarë sepse kjo është fyerje për profesionin gazetarë”, thotë kështu Duraku.

Sipas tij, një veprim i tillë nga ana e ministrit Bekteshi është thjeshtë banale dhe qyqare.

“Unë mendoj se arsyeja për një veprim të këtillë është shumë banale, është një tentim qyqarë pët të heshtur Zhurnal.mk por e dij që i nderuari Bexhet Musliu ka kaluar fortuna dhe sfida shumë më të vështira prandaj kjo e fundit besoj do të jetë motiv plus për Zhurnal.mk dhe Bexhet Musliu për të qenë në anën e popullit dhe për të kryer me nderë dhe dinjitet misionin e shenjtë. I nderuar Bexhet Musliu, aspak mos u ndiej i ofenduar, ata që duhet të ndihen në ,,siklet” dhe të ofenduar janë pikërisht ata që mendojnë se ,,kolltuku” i bën të rëndësishëm”, thekson për Zhurnal.mk Duraku nga ASH.

Ndërkohë që Aliester Bojona intelektual dhe analist i njohur për Zhurnal.mk thotë se ka dashur ta kuptoj faktorin shqiptarë në Qeveri pas 2001 duke i parashtruar vetes gjithmonë pyetje: çka bëjnë këta njerëz aty, kë përfaqësojnë?

“Nuk e kam të qartë përse janë kështu si janë? A duhet ju të jeni gjithmonë me lajme pozitive per ata edhe kur nuk punojnë? Edhe kur nuk ndihmojnë? Edhe kur nuk investojnë atje ku janë shqiptarët, ose kompanitë shqiptare? Sinqerisht kam dashur ta kuptoj faktorin shqiptar në qeveri pas 2001 duke i parashtruar vetes gjithmonë pyetje: çka bëjnë këta njerëz aty, kë përfaqësojnë? Përse ndodhi lufta? Gjatë gjithë kësaj periudhe sa i kemi të themi tanët në pushtet kam hasur në një dukuri skandaloze, që nëse nuk je anëtarë i tyre nuk ke asnjë vlerë, që nëse nuk e flet një llaf të mirë për ata kur shkruan nuk ke asnjë vlerë, dhe kjo e ka përfshirë tërë gadishullin e Ballkanit për fat të keq! Nga kjo dukur, disa herrë kam kërkuar publikisht PLANIN MARSHAL për Ballkanin, ngase këto struktura politike të mbrojtura nga policia dhe ushtria partiake bëjnë çmos këtë lloj “imuniteti” ta shfrytëzojnë për interesat e ngushta personale, familjare, kështu shihet se shkatërrohet shteti e nuk ndërtohet ai! Këtë shumë që ua kanë ofruar juve, pa dyshim se është tallje, dhe se në mungesë të fjalëve që nuk di si të shprehem po them se kjo ju ngjan atyre”, thekson kështu mes tjerave për Zhurnal.mk intelektuali dhe analisti Aliester Bojona.

Një mendim të ngjajshëm ka edhe Rexhail Ramadani i njohur si mjekë i shkëlqyeshëm në punën që po bënë, intelektuar dhe njohës i mirë i çështjeve politike në vend. Sipas tij, ministri Bekteshi është thjeshtë dekor dhe si ministër nuk ka dhënë asnjë lloj kontributi për zbutjen e krizës sociale të popullit që përfaqëson.

“Ministri i ekonomisë është një ministër dekori, është një ministër që asnjë lloj kontributi nuk ka dhënë për zbutjen e krizës sociale të popullit që përfaqëson. I papërgjegjshëm dhe nuk është e rastit që tallet me një dhe me popullin e tij. Kur fiton pushtet pa djerse, pa meritë dhe të mungon integriteti moral dhe kombëtarë, pushtetin e keqpërdor për t’u tallur me njerëzit që kanë nevojë asistencën shtetërore, sepse i paguajmë tatime atij shteti. I tillë është Kreshnik Bekteshi”, thotë kështu për Zhurnal.mk intelektuali Rexhail Ramadani.

Postime të ngjashme

Parimet e Qeverisë së re në Mal të Zi: Forcimi i bashkëpunimit me NATO-n; pavarësia e Kosovës e padiskutueshme

admin

Komisioni Evropian për skandalin me Erasmus plus: Harxhimet e parregullta duhet të kthehen

Z H

Pas Prishtinës, Grenelli sot në Beograd

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...