Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Turqi, grushti i shtetit/ Dënime me burgim të përjetshëm

Dhjetëra të pandehurve në njërin prej gjyqeve më të mëdha të lidhura me përpjekjen e dështuar për grusht shteti në 2016-ën në Turqi, u janë dhënë dënime me burgim të përjetshëm.

Pilotë të forcave ajrore dhe komandantë të ushtrisë ishin në mesin e gati 500 personave të akuzuar se tentuan të rrëzojnë nga pushteti presidentin Recep Tayyip Erdogan. Pretendimet janë se ata i koordinuan veprimet nga baza ajrore Akinci pranë Ankarasë. Erdogan deklaron se kleriku në mërgim, Fethullah Gulen ishte ideatori i komplotit, gjatë të cilit humbën jetën 251 vetë e u plagosën mbi 2000 të tjerë.

Gyleni vetë ka mohuar me forcë çdo përfshirje në këtë ngjarje. Me mijëra civilë i dolën në krah kreut të shtetit në atë natë trazirash, duke u përballur me ushtarët e përfshirë e duke i ndaluar marrjen e pushtetit. Një total prej 475 personash u gjykuan, e 365 prej tyre janë të burgosur. Të paktën 25 ish-ushtarakëve të lartë iu dhanë dënime me burgim të përjetshëm. Gjyqi filloi gushtin e 2017-ës dhe akuzat përfshijnë përpjekjen për të vrarë presidentin Erdogan dhe për të kapur institucionet kryesore të shtetit.

Postime të ngjashme

Kreu i BionTech optimist: Vaksina jonë, efikase kundër variantit Delta!

Bekim Laçi

OKB kërkon nga Irani të garantojë të drejtat e avokatëve, gazetarëve, shkrimtarëve dhe artistëve

Bekim Laçi

Pas Biden, Blinken kthehet në Evropë për të mbështetur unitetin perëndimor, ja sfida kryesore

Bekim Laçi

Rusia të shtëna paralajmëruese ndaj luftanijes britanike

Bekim Laçi

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...