Agjencia Zhurnal.mk

Turqi, pasagjerët e kthyer nga umreja vendosen në karantinë në konvikte

Të gjithë pasagjerët e kthyer në Turqi nga umreja që prej natës së kaluar janë vendosur në karantinë në dhoma të veçanta të konvikteve si pjesë e masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi të ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettic Koca.

Koca tha në Twitter se personat e dyshuar për koronavirus janë dërguar në një spital për t’u testuar, duke shtuar se pasagjerët e kthyer janë vendosur në konvikte në kryeqytetin Ankara dhe në provincën qendrore Konya.

Më herët, ministri “me këmbëngulje” u kërkoi pasagjerëve të kthyer nga umreja të mos dilnin nga shtëpitë e tyre dhe të mos pranonin vizitorë për 14 ditë.

“Kalimi i kontrollit mjekësor nuk do të thotë rrezik zero” tha ai, duke shtuar se, për fat të keq, testi për COVID-19 i një qytetari që u kthye nga umreja javën e kaluar doli të jetë pozitiv.

Ali Erbaş, kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare, tha se të paktën 5.300 pasagjerë të dielën janë kthyer nga umreja.

Më 27 shkurt, Arabia Saudite pezulloi hyrjen e pasagjerëve që kërkojnë të kryejnë umren, për shkak të frikës nga virusi.

Pas vendimit, Turqia gjithashtu pezulloi regjistrimet e reja për umre, por tha se nuk ka pasur ndonjë ndryshim në datat e kthimit të atyre që veçmë gjendeshin në Arabinë Saudite.

Turqia deri më tani ka konfirmuar gjashtë raste me COVID-19.

Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në rreth 150 vende dhe territore, duke shkaktuar mijëra të vdekur.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...