Agjencia Zhurnal.mk

Turqi, shkon në 1.890 numri i viktimave nga COVID-19

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se me 121 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 1.890.

Në llogarinë e tij në twitter, Koca po ashtu njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është rritur në 82.329, me 3.783 raste të reja të regjistruara. Lidhur me pacientët e shëruar nga ky virus, Koca njoftoi se deri më tani numri ka arritur në 10.453.

Ministri turk po ashtu theksoi se në 24 orët e fundit janë kryer 40.520 teste tek personat e dyshuar, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka shkuar në 598.933. Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizatata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale. Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, mbi 2.25 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në mbarë botën, me rreth 157 mijë të vdekur dhe rreth 581 mijë të shëruar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...