Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Turqi, shkon në 64 numri i të vdekurve nga tërmeti

Zhurnal Ads

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 64, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu Agency (AA).

Të paktën 940 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë. Të paktën 722 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa po vazhdon trajtimi për të tjerët.

Pas tërmetit janë regjistruar 947 pas-tronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

Më herët, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se shumë shpejt shtëpi të reja do të ndërtohen për të gjithë ata që mbetën pa kulm mbi kokë si pasojë e tërmetit.

Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur  në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit.

Deri në 104 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, ndërsa aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit ende vazhdojnë.

Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kina mbetet shtylla e rëndësishme e industrisë botërore të automjeteve

Z H

Vaksina anti-covid shkakton reaksion tek njerëzit alergjik

S.B.

Rusi, regjistrohen edhe 23.315 raste të reja me COVID-19

S.B.

Rusi, 3 persona humbin jetën nga orteku

T E

Tensionet me Minskun, Britania e Madhe tërheq ambasadorin

admin

Video shqetësuese e NASA-s tregon një rritje të mprehtë të temperaturës

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...