Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Turqia: Ambasada e Kosovës në Jerusalem kundër rezolutave të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar

Turqia të martën e kritikoi zotimin e Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem, duke thënë se ky veprim i shkel rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar.

“Zotimi në fjalë i Kosovës është shkelje e ligjit ndërkombëtar, veçanërisht i rezolutave të OKB-së të miratuara për këtë çështje”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy.

Aksoi shtoi se hapi i bërë nga Kosova nuk do t’i shërbejë kauzës palestineze dhe do ta dëmtojë vizionin për zgjidhjen me dy shtete, shkruan Anadolu.

Reagimi i Turqisë erdhi pasi ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi, tha se e ka miratuar kërkesën zyrtare të Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Kur Kosova ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem, do të bëhet shteti i tretë që bën një veprim të tillë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Guatemalës.

Vendosja e raporteve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit erdhi pas marrëveshjeve që shteti çifut i arriti muajve të fundit për normalizimin e raporteve me katër shtete arabe: Emiratet e Bashkuara, Bahrejnin, Sudanin dhe Marokun.

Postime të ngjashme

Sveçla flet për zjarret në Kosovë, thotë se janë arrestuar dy persona

D V

Kryeministri Kurti shkon në Suharekë pas shpërthimit të zjarreve

D V

Zjarret në Kosovë, aktive kanë mbetur 10 vatra

D V

Seanca për 100 ditët e Qeverisë Kurti vazhdon sot

D V

Bëhen gjashtë vjet nga themelimi i Gjykatës Speciale

D V

582 raste aktive me coronavirus në Kosovë, qytetarëve u bëhet apel të vaksinohen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...