Agjencia Zhurnal.mk

Turqia dënon sulmin terrorist në Nigeri

Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi sulmin terrorist që organizata terroriste Boko Haram kreu në verilindje të Nigerisë ndaj autokolonës së guvernatorit të shtetit Borno, Babagana Zulum, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim ministria shprehu keqardhje që në sulmin në fjalë kanë humbur jetën shumë persona. “Ne e dënojmë këtë sulm terrorist të urryer. Popullit dhe qeverisë së Nigerisë i përcjellim ngushëllimet tona si dhe urojmë mëshirën e Allahut për të vdekurit dhe shërim të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Autokolona e guvernatorit Zulum u sulmua nga Boko Haram në rajonin Baga derisa po shkonte për të pritur personat e zhvendosur. Si pasojë e sulmit humbën jetën 15 persona, përfshirë 7 policë dhe 3 ushtarë si dhe shumë të tjerë u plagosën.

Në sulmin ku Zulum ka shpëtuar pa marrë plagë u dëmtuan mjetet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...