Turqia dhe Azerbajxhani kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Turqia dhe Azerbajxhani kanë nisur stërvitje të përbashkëta ushtarake, teksa të dyja kombet tentojnë të rrisin bashkëpunimin në mbrojtje, pas luftës së vitit të kaluar kundër forcave armene për shkak të rajonit të Nagorno-Karabakut.

 

Stërvitjet e ashtuquajtura “Vllazëria e palëkundur” do të zhvillohen nga 5 deri më 8 tetor, në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Bakusë dhe Teheranit, meqë Irani është duke kryer lojëra të rralla luftarake në kufi me Azerbajxhanin në ditët e fundit.

Azerbajxhani dhe Irani kanë pasur prej kohësh mospajtime për shkak të përkrahjes së Teheranit për Armeninë, mirëpo marrëdhëniet janë tensionuar muajin e kaluar, pas zhvillimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në mes të trupave të Azerbajxhanit bashkë me trupat turke dhe ato pakistaneze.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka përkrahur Azerbajxhanin në konfliktin me forcat etnike armene në luftën e zhvilluar për gjashtë javë në vjeshtën e vitit të kaluar për rajonin e Nagorno-Karabakut.

Ky rajon është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990.

Rreth 6,000 njerëz janë vrarë në luftimet e vitit të kaluar, që kanë përfunduar me një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Moska.

Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë rrethet përreth tij janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene.

Ministria turke e Mbrojtjes ka thënë se stërvitjet do të përfshijnë edhe avionë dhe dronë.

“Qëllimi i këtyre stërvitjeve është që të zhvillohet miqësia, bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të forcave tokësore turke dhe azerbajxhanase, dhe këmbimi i përvojave për të përmirësuar ndërveprimin”, ka thënë mes tjerash kjo ministri.

Related posts

Puigdemont, udhëheqësi i arrestuar katalanas do të dal sot para gjykatës italiane

D V

SHBA, nëna dhe motra varrosen në oborr për shkak të financave

D V

Ndërron jetë Kurt Westergaard, njeriu që nxiti reagime të shumta pas publikimit të karikaturës së profetit Muhamed

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More