Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Turqia kritikon përpjekjet për armëpushim mes forcave armene dhe azere

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka kritikuar përpjekjet ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve mes forcave armene dhe asaj zere.

Çavusoglu ka deklaruar se ndërkombëtarët nuk kanë arritur pothuajse asgjë për normalizim në afro 30 vite, ndërsa ka shtuar se do të jenë krah Azerbejxhanit dhe do të solidarizohen me azerët e asaj zone.

Ndërkohë, Ankaraja vazhdimisht i ka bërë thirrje Jerevanit, kryeqytetit armen, që t’i tërheqë trupat nga Nagorno-Karabaku, shkruan Reuters.

Përgjatë një vizite në kryeqytetin Baku të Azerbejxhanit, Çavusoglu ka thënë se një armëpushim nuk do të ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fund luftimeve.

“Mund të ketë një armëpushim, por cili do të jetë rezultati?. A mund t’i thuash Armenisë që menjëherë të tërhiqet nga tokat Azeriane? A mund të gjeni një zgjidhje që ajo të tërhiqet? Jo, janë thirrjet e njëjta për 30 vjet”, ka potencuar Ministri i Jashtëm turk.

Në javën e kaluar, Franca, pjesë e grupit të Minskut, pjesë ndërmjetësuese e konfliktit së bashku me Rusinë dhe SHBA-në, ka propozuar një iniciativë për rillim të bisedimeve mes Bakus dhe Jerevanit, por është refuzuar menjëherë nga forcat azere, duke thënë që Baku kishte nevojë për garanci që të bëhet një armëpushim.

“E gjithë bota tani duhet ta kuptojë se kjo nuk mund të vazhdojë kështu”, ka përfunduar ministri Çavusolgu.

Postime të ngjashme

Çfarë pritet pas tërmeteve që tronditën Greqinë, paralajmërimi i sizmiologut!

S.B.

Sanksionet nga SHBA, Moska paralajmëron: Do t’i befasojmë së shpejti

S.B.

Pamje: Blindohet Bagdadi, Papa Françesku pritet me nderime të larta në Irak

S.B.

Ekspertët e OBSH pritet “të copëtojnë” raportin e përkohshëm në Wuhan

S.B.

Universiteti turk: Vaksina Sinovac e Kinës 83.5% efektive

Z H

CMG-ja: Çfarë po pret bota nga “Dy Sesionet” e Kinës?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...