Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Turqia me aeroplan-ambulancë ktheu në atdhe një aktivist humanitar turk

Turqia ktheu në atdhe me aeropan një aktivist humanitar turk, i cili u plagos në një sulm të armatosur në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ali Can Budak, një anëtar i Gjysmëhënës së Kuqe turke, u plagos të martën në një sulm të armatosur në qytetin jugor Aden.

Pas sulmit, Budak u dërgua në spitalin Al-Naqib në Aden, ku iu nënshtrua një operacioni në kokë.

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë dërgoi sot një aeroplan-ambulancë për ta sjellë Budakun përsëri në Turqi.

Ai u shtrua në një spital në Ankarasë, ku po trajtohet. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Të mërkurën, Turqia dënoi ashpër sulmin dhe bëri thirrje për sjelljen e autorëve të sulmit para drejtësisë.

Gjysmëhëna e Kuqe turke është organizata më e madhe humanitare në Turqi dhe ka një rrjet të gjerë ndërkombëtar.

Jemeni është kapluar nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë ajrore shkatërruese që synonte të rikthente fitimet territoriale të Houthit.

Më shumë se 100 mijë jemenas, përfshirë civilë, besohet se janë vrarë në konflikt, i cili ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë, me miliona njerëz në rrezik të urisë.

Postime të ngjashme

Danimarka ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca

S.B.

Presidentja e KE-së: Marrja e 50 milionë dozave të vaksinës Pfizer do të përshpejtohet

S.B.

Italianët vërshojnë në Serbi për t’u vaksinuar, duan Pfizer dhe Sputnik

S.B.

Japonia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për lëshimin e roverit në Hënë

S.B.

Keqmenaxhimi i pandemisë, shkarkohet ministri rumun i shëndetësisë

S.B.

Amerika uron Izraelin për suksesin me vaksinimin e popullsisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...