Agjencia Zhurnal.mk
Bota Maqedoni TOP LAJM

Turqia merr komandën e NATO-s

Ankara, 1 janar – Zhurnal.mk – Duke filluar nga 1 Janari 2021, Ushtria Turke do të marrë Komandën e Forcës së Gatishmërisë së Lartë të Aleancës. Menjëherë ky shtet do të vendosë mijëra ushtarë në gatishmëri. Turqia e merr përsipër drejtimin e kësaj force nga Polonia thuhet në njoftimin e NATO-s.

Në këtë komandë, e cila është pjesë e Forcës së Reagimit të NATO-s, do të shërbejnë afërsisht 4 200 trupa nën Komandën e Brigadës së 66-të të Mekanizuar të Këmbësorisë së Turqisë dhe gjithsej 6 400 ushtarë, përfshirë njësi nga Shqipëria, Hungaria, Italia, Letonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Sllovakia, Spanja, BM dhe SHBA.

NATO ka vlerësuar “investimet thelbësore” të Turqisë për njësinë e Aleancës, “veçanërisht në planifikimin e kërkesave logjistike dhe municionit”. Sipas NATO-s modelet më të fundit të automjeteve turke të armatosura dhe raketave antitank janë caktuar për drejtimin turk të kësaj komande.

Kjo komandë gatishmërie u themelua në vitin 2014 në një samit të NATO-s në Britani, në përgjigje të ndryshimit të mjedisit të sigurisë, të tilla si aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ukrainë dhe trazirat në Lindjen e Mesme.

Postime të ngjashme

Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iraniane

T E

Në dyshim plani i Netanyahut për t’u dhuruar vaksina shteteve mike

T E

Ish-mbreti spanjoll paguan 4.4 milionë euro, pas skandaleve

T E

Belgjikë, shkon mbi 22 mijë numri i viktimave nga Covid

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Pse Facebook po i bllokon faqet e ushtrisë së Mianmarit?

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...