Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Turqia ndalon charter-ët spitalorë për të huajt për kurim nga Covid-19

Muajt e fundit në Turqi kanë shkuar shumë shqiptarë me mundësi ekonomike për të paguar faturat e kripura që nga shkuarja me charter spitalor e deri tek kurimi.

Turqia nuk do të pranojë më të sëmurët me covid19 personat që mbërrin atje me chartera spitalor nga vende të ndryshme përfshi edhe Shqipërinë.

Ky është njoftimi i drejtorisë të aviacionit turk, ku thuhet se sipas urdhrit të ministrisë së shëndetësisë, publikuar paraditen e kësaj të diele, duke nisur nga sot, Turqia ndalon charterat spitalor që sjellin për kurim në spitalet turke, të sëmurët me Covid.

Muajt e fundit në Turqi kanë shkuar shumë shqiptarë me mundësi ekonomike për të paguar faturat e kripura që nga shkuarja me charter spitalor e deri tek kurimi.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Aviacionit Civil që prej fillimit të pandemisë e deri më tani kanë udhëtuar 270 chartera të dedikuar për arsye mjekësore.

Sipas të dhënave të klinikave private që bënin të mundur dërgime të pacientëve në Turqi, kostoja totale kapërcente mijëra euro. Kur pacienti nuk ishte i intubuar duhet të paguante 12 deri 14 mijë euro vetëm për charterin e dedikuar dhe nata për raste të tilla arrin në 1500 euro.

Në total për 14 ditë, që përkon me kohëzgjatjen e trajtimit të Covid-19 fatura arrinte në 35 mijë euro, pa llogaritur këtu koston e kthimit të pacientit në Shqipëri, që mund të kryhet përmes një avioni normal apo sërish me charter.

Postime të ngjashme

Bashkimi Europian hap Konferencën për të Ardhmen e Evropës

N E

Lajçak me rastin e Ditës së Evropës: Është koha që kjo ëndërr evropiane të bëhet realitet për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor

N E

Greqia regjistron 1.428 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

Dolphin Trust skema piramidale me vlerë 1.5 miliard euro që tronditi Gjermaninë

N E

Në 24 orët e fundit Italia regjistron 8,292 raste të reja me Kovid-19

N E

Arabia Saudite do të organizojë haxhillëk në Mekë këtë vit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...