Agjencia Zhurnal.mk

Turqia ndihmon Palestinën në luftën kundër COVID-19

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordnim (TIKA) dërgoi ndihmë mjekësore në Palestinë në mes të luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton (AA).

Agjencia shtetërore turke u dorëzoi pako të kujdesit mjekësor dhe personal zyrtarëve palestinezë të shëndetit në një ceremoni të mbajtur në ndërtesën e Ministrisë së Shëndetësisë në Ramallah.

Në ministri u dorëzuan sete testimi, maska, veshje speciale dhe pajisje të tjera themelore kundër COVID-19.

Gjatë ceremonisë, ministrja palestineze e Shëndetësisë, Mai Al-Kaileh, shprehu mirënjohje për qeverinë dhe popullin turk për ndihmën.

Nga ana e tij, koordinatori i TIKA-s për Palestinën, Ahmet Refik Çetinkaya, nënvizoi miqësinë midis dy vendeve, duke thënë se Turqia do të qëndrojë gjithmonë pranë popullit palestinez në luftën e tyre kundër pushtimit izraelit.

Ndihma u dorëzua pasi Turqia pranoi thirrjen e Palestinës për ndihmë mjekësore dhe financiare në luftën kundër pandemisë, sipas një deklarate zyrtare.

Turqia njoftoi një paketë ndihme për Palestinën gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), tha në një deklaratë ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki.

Të mërkurën, OBI mbajti një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar masat në luftën kundër virusit.

Që nga viti 2006, Izraeli ka vendosur një bllokadë në Rripin e Gazës, ku jetojnë afro dy milionë palestinezë, duke shkaktuar dëm të madh në ekonominë, shëndetësinë dhe arsimin e enklavës bregdetare.

Në Palestinë deri më tani janë raportuar 480 raste me COVID-19 dhe dy të vdekur.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...