Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Turqia neutralizon 4 terroristë të PKK-së në Irak, dorëzohen 5 të tjerë

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 4 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Irakut njoftoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

“4 terroristë të zbuluar nga dronët e zbulimit dhe vëzhgimit në rajonin Gara në veri të Irakut u neutralizuan në një operacion ajror”, njoftoi ministria përmes një postimi në Twitter.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “të neutralizuar” me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Ndërkohë, në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë është bërë e ditur se 5 terroristë të tjerë u janë dorëzuar forcave turke të sigurisë.

Terroristët shpëtuan nga grupi terrorist PKK dhe iu dorëzuan forcave të sigurisë si rezultat i përpjekjeve të bindjes nga policia dhe forcat e xhandarmërisë në koordinim me Ministrinë e Brendshme, qëndron në kumtesën e ministrisë.

Të dorëzuarit i ishin bashkuar PKK-së në periudhën midis viteve 1995 dhe 2015 dhe ishin aktivë në Turqi, Siri dhe Irak, thuhet në njoftimin e ministrisë, duke shtuar se njëri nga të dorëzuarit kishte lidhje me grupin terrorist për 25 vite.

Me të dorëzuarit e fundit, numri i terroristëve të cilët braktisën armët përmes përpjekjeve të bindjes ka arritur në 223 këtë vit.

Nga ministria shtojnë se operacionet kundër grupit terrorist PKK po vazhdojnë “me efikasitet dhe vendosmëri”.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Postime të ngjashme

Libia duket me shpresë të zymtë për një lider të ri

S.B.

Gjermania, shënjestër kryesore e dezinformimit rus

S.B.

Meksikë, në 5 vitet e fundit janë vrarë 17.715 gra

S.B.

Afganistani merr dozat e para të vaksinës nga COVAX

S.B.

Estonia planifikon një izolim të plotë

S.B.

Mijëra qytetarë detyrohen të largohen nga Tigray

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...