Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Turqia raporton 15.118 raste të reja dhe 253 viktima nga COVID-19

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, Turqia gjatë 24 orëve të fundit raportoi 15.118 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 253 viktima. Rastet e reja të konfirmuara përfshijnë 3.002 pacientë simptomatikë. Sipas të dhënave nga autoritetet turke, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2.13 milionë, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 19.624.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi po ashtu është rritur në 1.994.034, përfshirë 23.231 pacientë të shëruar brenda ditës së fundit. Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore në Turqi kanë kryer mbi 23.6 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa vetëm gjatë ditës së fundit kanë kryer 178.872 teste. Numri i pacientë në gjendje kritike aktualisht është 4.501.

Në llogarinë e tij në twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i rasteve të reja, i atyre aktive, si dhe numri i pacientëve në gjendje kritike vazhdon të shënojë rënie. “Përderisa kufizimet e reja po vendosen para sezonit të festave, veçanërisht në Evropë, vendet po miratojnë dhe po sigurojnë vaksina për të hapur rrugën drejt mbarimit të pandemisë”, shkroi Koca.

Postime të ngjashme

Gati 70% e amerikanëve do të vaksinohen sapo t’u jepet mundësia

T E

Presidenti i Ukrainës vaksinohet për të hequr çdo dyshim

T E

Krizë e thellë në spitalet e Hungarisë, mijëra punonjës braktisin punën

T E

Vullkani më aktiv i Evropës shpërthen shtatë herë në dy javë, zonat përreth mbulohen nga hiri i zi

T E

Jovanoviq nuk është më në krye të DFC-së në Beograd

T E

Pamjet satelitore zbulojnë sekretin bërthamor të Koresë së Veriut

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...