Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Turqia regjistron rekord rastesh ditore me Covid-19

Turqia sot regjistroi një numër rekord të rasteve të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë – 39.302 në rreth 240.012 teste të kryera, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 152 viktima tjera si pasojë e komplikimeve nga virusi korona.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 3.317.182 milion, kurse numri i të vdekurve në 31.537, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Rreth 19.193 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3.014.226.

Në Turqi, që nga fillimi i pandemisë janë realizuar mbi 38,57 milion teste. Qeveria lehtësoi masat në fillim të muajit, por numri i pacientëve u rrit, raporton Reuters. Të hënën, presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi se masat janë duke u forcuar, duke përfshirë bllokimet për fundjavën gjatë Ramazanit, i cili fillon pas dy javësh.

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...