Agjencia Zhurnal.mk

Turqia teston me sukses makinën e saj të parë fluturuese

Makina e parë turke fluturuese e prodhuar në vend, e quajtur Cezeri, ka përfunduar provën e saj të parë të fluturimit me sukses, njoftoi të martën vonë zhvilluesi i platformës ajrore Baykar.

Prototipi 230 kilogramë fluturoi rreth 10 metra gjatë provës, i cili u krye nën mbikëqyrjen e shefit të teknologjisë së kompanisë Selçuk Bayraktar, transmeton Telegrafi.

Cezeri ka një sistem të zgjuar fluturimi dhe fluturon plotësisht në mënyrë autonome.

Cezeri aktualisht mund të mbajë vetëm një pasagjer, por versioni i tij i ardhshëm do të ketë vend për më shumë.

Automjeti do të përdoret për transportin urban në të ardhmen.

Makina mban emrin e Ismail al-Jazari, një nga shpikësit dhe inxhinierët e mëdhenj myslimanë të Epokës së Artë Islamike, i cili jetoi gjatë shekullit të 12-të.

Baykar, i themeluar në vitin 1984, prodhon dronë të armatosur dhe jo të armatosur, sisteme kontrolli, simulatorë dhe sisteme për avionë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...