Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Turqia thërret ambasadorët e BE-së, Italisë, Gjermanisë për kontrollin e anijes

Në notën diplomatike thuhet se “incidenti është kundër ligjit ndërkombëtar dhe se të drejtat tona për kompensim janë të rezervuara”

Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE), Italisë dhe Gjermanisë në kryeqytetin turk Ankara të hënën janë thirrur në Ministrinë e Jashtme të vendit për shkak të kontrollit të diskutueshëm të anijes me flamurin turk nga një mision detar i BE-së një ditë më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës ministri i Jashtëm, Sedat Önal, thirri ambasadorët e BE-së dhe Italisë, si dhe të ngarkuarin me punë të Gjermanisë, theksohet në njoftimin e ministrisë. 

Turqia u dha atyre një notë diplomatike për kontrollin e së dielës në anijen MV Roseline-A nën operacionin Irini, një mision evropian i nisur në fillim të këtij viti për të zbatuar embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Libi.

Në notë thuhet se “incidenti është kundër ligjit ndërkombëtar dhe se të drejtat tona për kompensim janë të rezervuara”.

Më herët të hënën ministria dënoi kontrollin e paligjshëm të së dielës nga një fregatë gjermane.

Teksa anija nuk shkelte embargon, Turqia tha se, embargo po zbatohet në një mënyrë të njëanshme duke favorizuar kryekomandantin Khalifa Haftar.

Ministria më herët tha se anija turke po mbante vetëm bojë, materiale të bojës dhe ndihma humanitare në portin Misrata të Libisë.

Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i Muammar Gaddafit në vitin 2011.

Postime të ngjashme

Biden zyrtarisht firmos si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e skllavërisë

Dafina Vidishiqi

Italia lanson “pasaportën e vaksinës” të BE-së, planifikon për të hequr detyrimin për mbajtje të maskës

Dafina Vidishiqi

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Bosnje

Dafina Vidishiqi

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Dafina Vidishiqi

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dafina Vidishiqi

Amerika do të investojë 3.2 miliardë dollarë për të zhvilluar tableta kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...