Agjencia Zhurnal.mk

Turqia thyen rekord botëror për mbjellje të një numri fidanësh për 1 orë

Rekordit Botëror Guinness njoftoi se Turqia ka thyer rekord botëror në mbjelljen e një numri të madh të fidanëve brenda një ore.

“Me këtë, unë zyrtarisht miratoj se rekordi botëror për mbjelljen e një numri të madh danësh brenda një ore i përket Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë tani e tutje me 303.150 danë”, tha para gazetarëve Şeyda Subaşı Gemici, përfaqësuese e Rekordeve Guinness për Turqinë.

Rekordi u thye gjatë fushatës masive të mbjelljes së fidanëve në vend të hënën, e cila synon një Turqi më të gjelbër me ajër të pastër.

Në provincën qendrore Çorum, një grup njerëzish mbollën 303.150 danë brenda një ore, duke tejkaluar Indonezinë që mbante rekordin botëror me 232.647 danë.

Ndërkaq, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, tha se kanë përgatitur një tjetër rekord botëror për “albumin më të madh online të fotograsë së njerëzve që mbjellin danë”.

“Ngarkimi i fotograve është ende në vazhdim… Shpresoj që rezultatet e tij gjithashtu të regjistrohen nga Guinness pasi të përmbushen
kërkesat teknike”, tha Pakdemirli.

Fushata e pyllëzimit për një Turqi më të gjelbër lloi me shpalljen e 11 nëntorit nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan si “Dita Kombëtare e Pyjeve” që do të shënohet çdo vit.

Fushata hasi në interes të gjerë për një kohë shumë të shkurtër dhe gjithsej 13.747.708 danë./AnadoluAg.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...