Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Turqia vendos kusht testin PCR negativ për hyrje në vend

Turqia do të kërkojë që të gjithë pasagjerët që mbërrijnë përmes rrugëve ajrore duke filluar nga 28 dhjetori dhe të gjithë udhëtarët që mbërrijnë përmes rrugëve ajrore, tokësore dhe detare duke filluar nga 30 dhjetori, të kenë me vete rezultat negativ të testit PCR jo më të vjetër se 72 orë para nisjes së tyre, njoftoi ministri i Shëndetësisë i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Përndryshe, ata nuk do të lejohen të hyjnë në vend”, tha në Twitter ministri Fahrettin Koca, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë me shkrim, Koca tha se Turqia ndjek zhvillimet më të azhurnuara shkencore dhe merr masat e nevojshme për të mbajtur nën kontroll pandeminë, e cila vazhdon të kërcënojë botën.

“Ata që nuk kanë rezultat negativ të testit PCR nuk do të lejohen të hyjnë në aeroplan në rrugën për në Turqi”, shtoi ai.

Ai tha se ishin të nevojshme masa të reja për mbërritjet ndërkombëtare në Turqi për shkak të rritjes së numrit të rasteve në gjithë botën dhe përshpejtimit të pandemisë.

“Ata që nuk paraqesin testin e tyre (negativ) në portën kufitare kur të hyjnë në vendin tonë do të futen në karantinë në adresat ku ata banojnë. Kjo masë do të vazhdojë deri më 1 mars 2021”, thuhet në deklaratë.

Më herët, linja ajrore kombëtare Turkish Airlines gjithashtu njoftoi se i detyron të gjithë pasagjerët e fluturimeve ndërkombëtare të paraqesin rezultat negativ të testit të koronavirusit PCR jo më të vjetër se 72 orë para hipjes.

Turqia të dielën ndaloi përkohësisht fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Holanda dhe Afrika e Jugut për shkak të variantit të ri të koronavirusit i cili përhapet më shpejt.

Fluturimet midis Turqisë dhe Holandës rinisën të mërkurën, ndërsa ndalimi është ende në fuqi për fluturimet nga vendet e mbetura.

Ndërkohë, Turkish Airlines kreu fluturime për në Britani për kthimin e qytetarëve turq.

Postime të ngjashme

Synohet të ulet me 10% të dendësia mesatare e ndotjes së ajrit

Bexhet Musliu

Intensifikohet kërkimi në fushën e qarqeve të integruara

Bexhet Musliu

Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndihmën prej 1.9 trilion dollarësh

T E

Greqia “blindon” Kakavijën, shtrëngohen masat për tu futur në këtë vend

S.B.

SHBA nuk do ta sanksionojë princin saudit, pavarësisht “implikimit të tij në vrasjen e Khashoggit”

S.B.

Miratohet fondi prej 1.9 trilionësh për rimëkëmbje ekonomike në SHBA

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...