Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Turqia zbulon programin kombëtar hapësinor

Në takimin prezantues të mbajtur në Ankara, presidenti Erdoğan tha se “programi kombëtar hapësinor do ta çojë vendin në një ligë më të lartë në garën globale të hapësirës”

Ankara- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se vendi i tij ka zbuluar programin e saj kombëtar hapësinor, një udhëzues bazuar në qëllime realiste dhe konkurruese, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin prezantues të mbajtur në Ankara, presidenti Erdoğan tha se “programi kombëtar hapësinor do ta çojë vendin në një ligë më të lartë në garën globale të hapësirës”.

Duke theksuar se programi u përgatit dhe do të realizohet nga Agjencia Hapësinore e Turqisë (TUA), Erdoğan tha se Turqia, e cila për shekuj me radhë hapi derën e drejtësisë, moralit dhe paqes, “po hap derën e civilizimit të saj drejt udhëtimin qiellor”.

“Misioni kryesor dhe më i rëndësishëm i programit është të arrijmë kontaktin e parë me Hënën në qindvjetorin e republikës sonë (2023)”, u shpreh Erdoğan.

Ai shtoi se vendi i tij do të grumbullojë aktivitetet e prodhimit satelitor nën një autoritet të vetëm.

Nën programin e saj hapësinor kombëtar, tha ai, Turqia synon të themelojë një sistem rajonal të pozicionimit dhe kohës. Ai po ashtu theksoi se Turqia po planifikon të themelojë një transport hapësinor duke siguruar qasje në hapësirë.

Një tjetër qëllim i programit, tha më tej presidenti turk, është rritja e konkurrencës së vendit në hapësirë, duke investuar në motin e hapësirës dhe në meteorologji.

Ai tha se sipas programit Turqia do të zhvillojë më tej ekonominë e industrisë së saj hapësinore.

Më tej, presidenti njoftoi se do të themelohet një Rajon i Zhvillimit të Teknologjisë Hapësinore për të mirëpritur investitorët vendas dhe ato të huaj.

Duke theksuar se vendi do të zhvillojë burime njerëzore efektive dhe kompetente në fushën e hapësirës, Erdoğan tha se “qëllimi përfundimtar është dërgimi i një shtetasi turk në hapësirë me një mision shkencor”.

E vendosur në planin e parë të veprimit 100-ditor të zbuluar pas fitores së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në zgjedhjet e muajit qershor të vitit 2018, TUA u themelua në dhjetor të po të njëjtit vit me një dekret presidencial.

Duke iu referuar punimeve të qeverisë në fushën e hapësirës, Erdoğan njoftoi se 2.1 miliardë lira turke (pothuajse 300 milionë dollarë) u siguruan për 56 projekte rreth sistemeve satelitore dhe hapësinore në 18 vitet e fundit.

Përderisa vendi vazhdon të zhvillojë teknologji të reja të tilla si satelitë të vëzhgimit, tha presidenti Erdoğan, Turqia do të garantojë siguri të plotë të informacionit të marrë nga satelitë përmes softuerit të inxhinierëve turq.

Postime të ngjashme

Organizatat botërore kërkojnë furnizim urgjent për vendet e varfëra me vaksina kundër Kovid-19

D V

Katër tërmete shkundin Greqinë, më i fuqishmi me magnitudë 5.3

D V

Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me test negativ antiCOVID-19

D V

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

D V

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

D V

Njihuni me shkencëtarin që po përpiqet të udhëtojë në kohë – për këtë ka një arsye të fortë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...