Turqia zbulon sasi të mëdha të gazit natyral në Detin e Zi

Turqia ka zbuluar rezerva shtesë të gazit natyral në jug të Detit të Zi, njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

 

Me 135 miliardë metër kubikë të zbuluar, vlera totale e gazit natyral të zbuluar në këtë rajon arrin në 540 miliardë metër kubikë, ndërkaq Erdogan tha se ka gjasa që në këtë rajon të zbulohet edhe më shumë gaz.

“Anija jonë ka bërë një zbulim prej 135 miliardë metër kubikë të gazit natyral në pusin Amasra-1 në fushën e gazit Sakarya”, tha Erdogan gjatë një ngjarjeje në provincën Zonguldak.

Vitin e kaluar, Turqia zbuloi 405 miliardë metër kubikë të gazit natyral në fushën Sakarya.

Ankaraja synojnë që të nxjerrë gazin natyral nga fusha Sakarya dhe ta furnizojë rrjetin e saj deri më 2023. Erdogan tha sa për ta arritur këtë synim do të punohet “ditë e natë”.

Tubacioni, që shtrihet të paktën 160 kilometra, do të duhet të lidhet me rrjetin kryesor dhe Ankaraja duhet që të ndërtojë një stacion brenda dy vjetësh.

Turqia varet shumë nga importet e naftës dhe gazit nga Rusia, Azerbajxhani dhe Irani, po ashtu furnizohet me gaz të lëngshëm nga Katari, Shtetet e Bashkuara, Nigeria dhe Algjeria.

Vitin e kaluar, Turqia ka importuar 48.1 miliardë metër kubikë gaz, që është 6 për qind më shumë se viti paraprak. Një e treta e këtyre furnizimeve erdhi nga Rusia.

Turqia po ashtu ka kryer ekspedita për zbulim të naftës dhe gazit në Mesdhe, por operacionet në ujërat e kontestuar rritën tensionet mes Turqisë, Greqisë dhe Qipros.

Related posts

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallë goditi Turqinë

N E

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Redaksia

Gjykata Kushtetuese e Francës: Kërkimi i dokumentit të vaksinimit për të hyrë në restorante është i ligjshëm

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More