Shkup, 21 janar – Qytetarët që kanë skanuar llogari fiskale në tre muajt e fundit të vitit 2020 do të mund t’i marrin paratë në muajin shkurt. Gjithsej do të paguhen 6.1 milionë euro.
Drejtoria e të Ardhurave Publike njoftoi se gjatë muajit shkurt do të bëhet pagesa e qytetarëve të cilët kanë skanuar llogari fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja ime”, përkatësisht për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.