Shkup, 18 korrik – Situata me zjarret në vend paraqet një ndër katastrofat natyrore në dhjetë ditët e fundit. Përveç pasojave materiale, dëmi më i rëndë mund të jetë për jetën e banorëve që jetojnë afër këtyre zonave, por dhe të punëtorëve të sektorit zjarrfikës dhe të gjithë atyre që kontribuojnë në shuarjen e zjarreve.
Se sa i dëmshëm dhe çfarë rreziqe sjell tymi në shëndetin e njerëzve dhe zjarrfikësve që janë direkt të ekspozuar, përgjigje na jep dr. Andon Çimishev.
“Tymi është jashtëzakonisht i dëmshëm për shëndetin, pra sidomos thithja e tij mundet seriozisht të rrezikojë shëndetin, por edhe më e rrezikshme është nëse inhalohet në hapësira të mbyllura, por ajo nuk do të thotë se nëse në hapësira të hapura thithet tym me koncentrat më të madh, e sidomos nëse një periudhë më të gjatë kohore, atëherë shëndeti rrezikohet edhe më shumë. Domethënë tymi përmban grimca të caktuara me madhësi të ndryshme të cilët kur futen në organizëm me organet e frymëmarrjes, së pari në rrugët e sipërme të frymëmarrjes shkaktojnë dëmtim të membranës së mukozës dhe e shndërrojnë të parezistueshme në disa infeksione, të cilët munden menjëherë, por edhe në një periudhë pas disa ditëve të paraqiten infeksionet, sepse ato praktikisht e shkatërrojnë pjesën mbrojtëse të sistemit imunitar, që është aty i vendosur në sipërfaqe.”, – deklaroi dr. Andon Çibishev.
Qytetarët të cilët me punë apo rastësisht kanë qëlluar në hapësira që ka zjarre është e rëndësishme të mbajnë maska gazi.
“Më mirë është të mbajnë maska gazi, por në këto temperatura dhe në një terren që është i vështirë për t’u kontrolluar është e rëndë të mbahet edhe maskë gazi, por është mirë të mbahet maskë e thjeshtë në ato kushte. Banorët që jetojnë në ato anë, 24 orë janë në përballje me ajrin e ndotur dhe me tym. Andaj duhet të lutemi që pasojat nga tymi të jenë të vogla, pasi që nga tymi mund të ketë probleme më të mëdha shëndetësore.”, – shtoi dr. Andon Çibishev.
Mjeku apelon që të gjithë të kenë kujdes, edhe pse Klinika Universitare për Toksikologji do të jetë në funksion 24 orë për t’u dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve dhe atyre që ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.