Një muaj pas luftës kundër Jake Paul, Mike Tyson dha një intervistë për Fox Sports Radio në të cilën zbuloi se nuk mban mend asgjë nga meçi i asaj dite.
58-vjeçari amerikan humbi me vendim të gjyqtarëve pas tetë raundesh ndaj 27-vjeçarit Paul dhe me meritë, duke pasur parasysh se ai arriti të godasë YouTuber-in vetëm 18 herë në të gjithë luftën.
Siç thotë ai, nuk i mban mend ato 78 goditje që ka marrë, por që kanë lënë gjurmë tek ai.
“Nuk e mbaj mend forcën e grushteve të tij, por më dhimbte i gjithë trupi pas përleshjes, veçanërisht gjoksi dhe stomaku”.
Kur u pyet nëse i vjen keq që rihyri në ring në fund të viteve pesëdhjetë, Tyson ishte i sinqertë.
“Një ditë pas përleshjes u zgjova dhe e pyeta gruan time: “Pse u ndesha?” Thjesht nuk e di se çfarë dreqin po ndodhte”, përfundoi boksieri legjendar.