Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

U arrestua dje në Shkodër, kush është Bledar Cafi i dënuar më parë në Itali

Shkodër – Policia e Shkodrës, ka reaguar lidhur me arrestimin e Bledar Cafit, 41 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana.

Mësohet se ai ka rënë në prangat e policisë falë operacionit të koduar “Buna”. Ndërsa bëhet e ditur se 41-vjeçari ishte i akuzuar dhe shpallur në kërkim për veprat penale “Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”.

Gjykata e Triestes/Itali, me vendimin e datës 04.06.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”, parashikuar nga Dekreti Presidencial “Për drogat” në Itali.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Buna”, nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 41-vjeçari i dënuar për veprat penale “Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga strukturat e DVP Shkodër u kap dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Bledar Cafi, 41 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana.

Gjykata e Triestes/Itali, me vendimin e datës 04.06.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”, parashikuar nga Dekreti Presidencial “Për drogat” në Itali.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Postime të ngjashme

Policia gjenë mbjellje kanabisi në Jançishtë të Tetovës

Z H

Në gjendje të dehur, rrihen në mes vete vëllezërit në Ferizaj

D V

Aksident në Gjilan, vdes një person

D V

Situata me zjarret në Shqipëri

D V

Zjarret marin dhe viktimën e parë, digjet një grua në Nagoriçan të vjetër (Video)

Z H

Përhapja e zjarreve/ Rama nxjerr videon: Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...