Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

U arrestua mëngjesin e kësaj të hënë në Elbasan, kush është Ardian Çapja

Ardian Çapja është arrestuar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Policia ka shpallur në kërkim edhe Florenc Çapjan. Ata akuzohen se në vitin 2012 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri, babë e bir.

Ardia Çapja është emër i njohur në Elbasan. Në qershor të vitit 2020, ai i shpëtoi mrekullisht një atentati që iu bë në vilën e tij në Kodër Krastë të Elbasanit.

Kjo ngjarje është ende e pazbardhur ndërsa dyshohet se erdhi për shkak të një zinxhiri hakmarrjesh mes Çapjave dhe disa grupeve të tjera në Elbasan, të cilat kanë zënë fill që prej vitit 2005 kur u ekzekutua në lokal vëllai i Ardian Çapjas, Sokoli.

Ky është atentati i dytë që iu bë Ardian Çapjes, pasi në 6 gusht 2017 atë tentuan ta vrisnin me anë të një predhe e cila nuk shpërtheu.

Gjithashtu, Ardian dhe Florenc Çapja akuzohen edhe për vrasjen ish-oficerit të Policisë Fadil Mema. Florenc Çapja është arrestuar, ndërsa është liruar më vitin 2019 për mungesë provash.

Vrasja e Fadil Memës erdhi pas ekzekutimit të Sokol Çapjas në 2005. Në këtë vit nis edhe saga e vrasjeve të njëpasnjëshme.

Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie. Në mars 2015, në Torino të Italisë, u ekzekutua Fadil Mema. Ish-polici i cili jetonte duke shitur gazeta, teksa kthehej në shtëpi u qëllua 14 herë me armë zjarri më 13 mars 2015. 7 plumba e goditën në trup duke i marrë menjëherë jetën Fadil Memës.

Ndërsa një vit më pas, në një ambient ku qëndronin familjarë të fisit Çapja dhe miq të tyre ndodhi një atentat i rëndë që njihet si “masakra e Elbasanit”, ku dy persona të armatosur hapën zjarr duke lënë të vrarë 3 persona, mes të cilëve edhe Agron Çapjan. Ndërsa në prill të 2016-s ekzekutohet në një hotel në Tiranë shtetasi Dritan Sheme, i afërm i Fadil Memës.

Sakaq,  në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Krasta 2021”.

Operacioni i zhvilluar nga RENEA, Drejtoria  Vendore e Policisë Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Gjatë operacionit është vënë në pranga një person me precedent të theksuar kriminal, i dyshuar si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, në bazë të informacioneve të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë, mëngjesin e sotëm, gjatë operacionit policor të koduar “Krasta 2021”, u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan për shtetasin:

Ardian Çopja alias Çapja, 53 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi Florenc Çapja, 40 vjeç, banues në Elbasan.

Ndalimi i 53-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 40-vjeçarit u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas, në vitin 2012, dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Ardian Çopja, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Vijon puna nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokuroritë përkatëse, për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e  autorëve.

Postime të ngjashme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Dafina Vidishiqi

Hyri në testin për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet nga policia

Dafina Vidishiqi

Padi për dy të rinjë nga Haraçina, vodhën veturë dhe me të grabitën dhe bastore

Zekirija Haxhiu

Përleshje mes dy të punësuarve në pikëpagesën rrugore në Petrovec

Zekirija Haxhiu

Në Shkup 192 kundërvajtje trafiku, 31 për vozitje të shpejtë

Zekirija Haxhiu

Shqiptari nga Kosova vret të dashurin e ish-gruas në Belgjikë para syve të fëmijëve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...